Sunday, August 12, 2007

Halle pleqërie (poezi)

1.Halle pleqërie
Dje u fola si ashik,por ju hiç mua nuk ma varët
Sado që jam bërë nevrik,mos kujto,do marrë të qarët.
Teste-teste është dynjaja(ca duan grurë e ca duan misër)
Sado hidhur qe "shakaja"(unë kam ftoht dhe jam si dimër)
12 gusht 2007
2.Unë
Dje i freskët si llokum
Sot i shkrehur,si për lumë!
Jam i vetëm,i pashokë
Pse s'të theva,o moj kokë?

Që s'të theva,kur vendose
Në kurbet të shkosh... dhe sose!
Se atje do të rroje mirë
Ha e pi si qelepir!

Mu si qeni në zinxhir
T'ma gëzosh"kapelen"mirë...
6 nëntor 2003
3.Të tëra ikën
Të tëra ikën:dhe ëndrrat,dhe dashuritë!
Se erdh pleqëria,befas si hajdute!
Dhe ndjen një boshllëk,zbraztësi në shpirt
Aq keq e ndjen veten,sa s'di ku fute?!
2 maj 2004
5.Ngjaj pak me Ali Pashën?
Ja që ngjaj pak me Ali Pashë Tepelenën
(a nuk ka ai dy varre?)
Dëgjoni nga unë të vërtetën
Dhe gjykomëni drejt dhe ashiqare.

Unë vetëm me trup jam në Amerikë
Po me shpirt jam në Shqipëri
Hë,ju ngjaj pak me Pasha Alinë?
Mos thoni që po shpik unë tani...
21 prill 2004

Sa vrima e miut të duket si 5oo groshë
Zë mblidhesh e krrusesh si kërrmill
S'ka më keq,jo.Je bosh!Fare bosh!
Dhe të mbahet fryma si nga "kollë e mirë..."
2 maj 2004