Friday, June 29, 2007

Për Edrusin!

E lexova atë shkrimin tënd për atë cirk aq vrasës.Kjo tregon,para së gjithash,se tek ti rreh zemra e një njeriu që qan për hallet e të tjerëve.Natyrisht,është tragjike dhe sakatim ajo që u ka ndodhur atyre.Por,mjerisht,në këtë botë xhungël ku paraja është kthyer në qëëlim më vete, ka shumë(nga të gjitha fushat) që e vuajnë këtë sidromë vrasëse.Dhe,me të vërtetë,që është për të arshdur keq.Por vallë a mjfton kaq?...
Përparim Hysi, 29 qershor 2007

Për Emigrantin!

U futa tek"blogu yt"dhe shkrimi im nuk kaloi.E lexova"Progonatin..." dhe mbeta,si gjithmonë,më tepër se i kënaqur.I ke bërë anatominë asaj kohe që na ka"plevitosur"nga pak të tërëve(pa dyshim:sërës sonë).Ndokujt edhe s'i pëlqen dhe ky soj"jezitësh"është shtuar shumë tanimë.Të quajnë"daullexhi" a ca më shumë"gajdexhi" që i fryn zjarrit të kaluarës.E ç'e pyet?Arnaut milet,kur thotë turku.A po ca mësaktë me këtë gjuhën tonë:pis milet!Sos të kenë ndodhur këto mungesa para Krishtit dhe jo para as më shumë dhe as më pak,por as 20 vjet përpara.
Të përqafoj dhe mezi pres vazhdimin.Nuk po shkruaj dot tek "blogu yt" se më zu gërçi.
Përparim Hysi,29 qershor 2007

Tuesday, June 26, 2007

edrus: Përse ika nga mamadhija.

edrus: Përse ika nga mamadhija.
Edrus tek"blogu"im t� shkrova m� gjat�.Jam me ty dhe mos u shqet�so.Ka plot t� till� q� u ngjajn� hijenave(qen�ve u marrin t� keqen).
B�je dalje dhe konsideroje si jasht�qitje.
E di at� k�ng�n popullore:"Po s't� deshi vjerra/t� do lala vet�.Shiko,i dashur,qent� q�kafshojn� pa lehur",fshatar�t i b�jn� dalje.
P�rqafime,P�rparim Hysi,26 qershor 2007

edrus: Përse ika nga mamadhija.

edrus: Përse ika nga mamadhija.

Wednesday, June 13, 2007

edrus: Humor kinez#links

edrus: Humor kinez#links
U shkriva së qeshuri me humorin kinez.Kësaj i thonë qesh se nuk qaj dot.Dhe shiko,i dashur mik,a nuk ndodh me të gjithë ne kjo"kinezëri".Gjithmonë paraqitemi ndryshe nga sa jemi.A sa për ne,shqipot,jemi nga jemi po hundën,ama,e mbajmë përpjetë.
Përqafime nga Përparim Hysi,13 qershor 2007

Tuesday, June 12, 2007

Edrus!

Jam aq i pazoti sa nuk po gjej"blogun"tim(ku dhe po të shkruaj).Të falënderoj për nderin që më ke bërë.Qoshen"penaevjeter" e gjej kollaj,po nuk shkruaj dot(pra,nuk e përciell dot mesazhin).Ndaj,duke të shkruar këtu,dua të them se më ke bërë borxhëli."Blogun" tënd do ta lexoj me nge dhe,sa për ato"ndajfoljet e kohës" të them jo vetëm më ke pëlqyer,por dhe më ke çlodhur.Një çlodhje aktive.Do t'i rikthehem"blogut tënd" dhe do çeplendisem me nge.
Të falënderoj edhe një herë:Përparim Hysi,12 qershor 2007

edrus: Ndajfoljet e kohës (detyra e shtëpisë)#links

edrus: Ndajfoljet e kohës (detyra e shtëpisë)#links

Sunday, June 10, 2007

Emigrantit!

Nuk e di pse janë fshirë poezitë që të shkrova,enkas.Po hyre tek"blogu"im,do t'i gjesh,besoj.Janë vjersha që kam shkruar për Tolstoin.
1.Në Jasna Poljana
Tek varri i Tolstoit,në Jasna Poljana
Kam ardhur(bëra goxha rrugë të gjatë!)
Dhe Kontin e gjeta,me Kontin s'u çmalla
Mëngjesi ma prishi ëndrrën:ç'mëkat!...
14 korrik 2001
2."e vranë" Tolstoin
Kont Tolstoin e madh me shpirtin e bardhë
Tani,pas vdekjes,në Romë e "vranë"
Bollkonskin me Natashën nxorrën nudo n'ekran
Se kështu nxjerrin fitime ca sharlatanë.

Ia qetthën mjekrrën të urtit si profet
Të nxjerrësh Andrein me Natashën n'porno?!
Jo.Ky s'është art,po tregëti e vërtetë!
A hahet bakllavaja me kontorno?!...
28 korrik 2001

3.Kush e ka radhën?
Po tani,kush e ka radhën?
O burrani,hidhuni!Artin ta linçojmë!
Mjafton që shikuesi të mbushë sallën
Për art mos pyet(veç xhepat të ngrohëm)

paraja del në plan të parë
Gjejeni ku spektatori ka më shumë oreks?!
Atëherë arti të vejë mu në djall!
Mbusheni sallën me orgji e seks!

Jam i sigurt që dhe Karatajevin e urtë
Do ta shoh një ditë nudo tek plugon n'arë?!
Pastaj Karatajevës do t'i lëshohet si ujk
Dhe seks do të bëjnë nudo(se duan ca bastardë...)
28 korrik 2001
4.Dy pishat e zeza
Dy pishat e zeza që kish mbjellë Konti
Atje,në Jasna Poljana,një ditë u thanë
Po ja që për ato dikush u kujtua(i "njomi")
I"njomi" silvikuristi ,shqiptari Selman?!

Erdhi në Shkodër nga Rusia ku jeton
Dhe shkuli në një masiv dy fidanë?!
I mori ato dhe në Jasna Poljanë i çon
Bravo të qoftë,more pyjerritësi Selman!

Blerojnë dy pishat e zeza në Jasna Poljanë
Shkoni dhe do ta gjeni Kontin atje në hije
Se nuk i la të thaheshin,silvikuristi Selman
Po rrënjët këto pisha i kanë prej Shqipërie...
1.Selman Lameborshi-ingjnier pyjesh banon në Rusi.
16 shkurt 2002
Shënim tjetër për Emigrantin:
Paske qenë pjellor(si një"vidë pafund")
Unë,siç po e sheh,dot s'të ndjek:nuk mund!
Humbas nëpër kode(sa kode të fshehta)
Ndaj po shkruaj këtu(ndoshta nuk humb vjersha)

Merri,në t'u lipsishin,vëri mu tek"blogu"
Se,siç e shikon,unë mbeta"uloku"
Përqafime,Përparim Hysi,10 qershor 2007

Saturday, June 9, 2007

Poezi-enkas-për Emigrantin !

Shpresoj që të futesh tek "blogu"im(unë ehumba "lidhjen") dhe të gjesh këto poezi që i kam shkruar për Tolstoin dhe për ndonjë përshtypje tjetër.Pra,merri-po t'u lipsën-dhe vëri tek "blogu"yt.Ndërkaq si"harraq" që jam(dhe shumë i paditur në botën e kompjutrave) do tentoj prapë me atë budallallëkun tim të rihyj.Për të lexuar e kamlehtë,por sekush më bën"magji".Epo një kokërrë gruri është menjda,pale kjo imja që shteroi e vajti...
Për Leon Tolstoin