Sunday, June 10, 2007

Emigrantit!

Nuk e di pse janë fshirë poezitë që të shkrova,enkas.Po hyre tek"blogu"im,do t'i gjesh,besoj.Janë vjersha që kam shkruar për Tolstoin.
1.Në Jasna Poljana
Tek varri i Tolstoit,në Jasna Poljana
Kam ardhur(bëra goxha rrugë të gjatë!)
Dhe Kontin e gjeta,me Kontin s'u çmalla
Mëngjesi ma prishi ëndrrën:ç'mëkat!...
14 korrik 2001
2."e vranë" Tolstoin
Kont Tolstoin e madh me shpirtin e bardhë
Tani,pas vdekjes,në Romë e "vranë"
Bollkonskin me Natashën nxorrën nudo n'ekran
Se kështu nxjerrin fitime ca sharlatanë.

Ia qetthën mjekrrën të urtit si profet
Të nxjerrësh Andrein me Natashën n'porno?!
Jo.Ky s'është art,po tregëti e vërtetë!
A hahet bakllavaja me kontorno?!...
28 korrik 2001

3.Kush e ka radhën?
Po tani,kush e ka radhën?
O burrani,hidhuni!Artin ta linçojmë!
Mjafton që shikuesi të mbushë sallën
Për art mos pyet(veç xhepat të ngrohëm)

paraja del në plan të parë
Gjejeni ku spektatori ka më shumë oreks?!
Atëherë arti të vejë mu në djall!
Mbusheni sallën me orgji e seks!

Jam i sigurt që dhe Karatajevin e urtë
Do ta shoh një ditë nudo tek plugon n'arë?!
Pastaj Karatajevës do t'i lëshohet si ujk
Dhe seks do të bëjnë nudo(se duan ca bastardë...)
28 korrik 2001
4.Dy pishat e zeza
Dy pishat e zeza që kish mbjellë Konti
Atje,në Jasna Poljana,një ditë u thanë
Po ja që për ato dikush u kujtua(i "njomi")
I"njomi" silvikuristi ,shqiptari Selman?!

Erdhi në Shkodër nga Rusia ku jeton
Dhe shkuli në një masiv dy fidanë?!
I mori ato dhe në Jasna Poljanë i çon
Bravo të qoftë,more pyjerritësi Selman!

Blerojnë dy pishat e zeza në Jasna Poljanë
Shkoni dhe do ta gjeni Kontin atje në hije
Se nuk i la të thaheshin,silvikuristi Selman
Po rrënjët këto pisha i kanë prej Shqipërie...
1.Selman Lameborshi-ingjnier pyjesh banon në Rusi.
16 shkurt 2002
Shënim tjetër për Emigrantin:
Paske qenë pjellor(si një"vidë pafund")
Unë,siç po e sheh,dot s'të ndjek:nuk mund!
Humbas nëpër kode(sa kode të fshehta)
Ndaj po shkruaj këtu(ndoshta nuk humb vjersha)

Merri,në t'u lipsishin,vëri mu tek"blogu"
Se,siç e shikon,unë mbeta"uloku"
Përqafime,Përparim Hysi,10 qershor 2007

No comments: