Friday, June 29, 2007

Për Emigrantin!

U futa tek"blogu yt"dhe shkrimi im nuk kaloi.E lexova"Progonatin..." dhe mbeta,si gjithmonë,më tepër se i kënaqur.I ke bërë anatominë asaj kohe që na ka"plevitosur"nga pak të tërëve(pa dyshim:sërës sonë).Ndokujt edhe s'i pëlqen dhe ky soj"jezitësh"është shtuar shumë tanimë.Të quajnë"daullexhi" a ca më shumë"gajdexhi" që i fryn zjarrit të kaluarës.E ç'e pyet?Arnaut milet,kur thotë turku.A po ca mësaktë me këtë gjuhën tonë:pis milet!Sos të kenë ndodhur këto mungesa para Krishtit dhe jo para as më shumë dhe as më pak,por as 20 vjet përpara.
Të përqafoj dhe mezi pres vazhdimin.Nuk po shkruaj dot tek "blogu yt" se më zu gërçi.
Përparim Hysi,29 qershor 2007

1 comment:

Shkëlqim Çela said...

I dashur Perparim,
tani gjeta kohe dhe i vura postimet e tua dhe poezite ne blogun tim.

I nderuar te jesh se me nderove!

Mireupjekshim, vella!