Monday, July 23, 2007

Aksioma poetike e një Poeti!

Meditime rreth librit"Ia kam frikën njeriut" të Mensur Spahiut!
Poetët nuk lindin në këtë botë si specie të veçanta.Ata,në se dallohen në këtë botë nga njerëzit e tjerë,mendoj unë,kjo ndodh se me fjalën e tyre,me vargun e tyre,sikur shkëputen,pakësa,nga mjedisi ku jetojnë,sepse marrin të tjera atribute:atributet e tribunit.Këto atribute ata fitojnë ,në se me fjalën e tyre kanë ditur të hyjnë në botën e madhe të lexuesit.Dhe sa më e madhe të jetë kjo"hyrje",aq dhe më me vlerë është fjala poetike e Poetit.Dhe,po të gjykojmë nga këto që thashë,mendoj se Poeti Mensur Spahiu ka ditur të hyjë në botën e lexuesit.Ka hyrë ashtu thjesht dhe pa u ndjerë,herë butë e butë,kur lira e tij poetike nxjerë tinguj malli me
dashurie,dhe,herë-herë edhe me britma poetike,ku Poeti si tribun tërheq vëmëndjen e lexuesit.Dhe nuk ka si bëhet më bukur!Ai,Mensur Spahiu,nuk të lë që të hallakatesh,të vrasësh mëndjen se ku do të dalë me vargun e tij.JO!Ai të thotë:"Më shumë se çdo tmerri në botë,/ia kam frikën njeriut,dhimbja ime!".Ti që e lexon,domosdo,je i detyruar që të qëndrosh dhe do të gjykosh:-More,pse ky,Mensur Spahiu,ia ka frikën njeriut?Mos është gjë ksenofob,ziliqar,i vogël nga shpirti?Përkundrazi-dhe këtu qëndron gjithë kiuntesenca e kësaj poezie-duke bërë këtë pohim,ai i jep lexuesit një leksion njerëzor që ka vlerën e një aksiome.Morali i gjithë kësaj aksiome të bukur poetike,nuk është asgjë tjetër as më pak dhe as më shumë se sa ajo urtësia e madhe e popullit që thotë:-Mos u ruaj nga kuçedra me nëntë kokë,po ruhu nga njeriu me dy faqe.
Shpesh,si i kursyer në fjalë,por jo në mendim dhe urtësi,ai e jep shqetësimin e tij poetik dhe njerëzor,njëherësh,vetëm në pak vargje,si:
në mos qofsha trim,
të të vras,
do të pështyj,
do të grryej fytyrën
të të përgjak sado pak!

... të më vrasësh ti më pas!
Të lutem,lexues, a ke si mos impresionohesh nga këto vargje të kursyera me një mesazh kaq domethënës? Nuk ke se si?Me domosdo.Se në të gjitha poezitë e tij,ai ta prishë gjumin dhe të bënë që,njësoj si ai,të përjetosh,të hahesh me të ligun(igjallëvdekur),me njeriun e lig që është kudo,prandaj ai i bën vargjet si kambanë dhe i tund dhe i tund për të gjithë ata që kanë veshë.Dhe këtë nuk e bën se vuan nga ndonjë obsesison vetiak dhe krejt manjak.JO.JO!As mos u shkoj mendja!Ai do që bota ku jetojmë të jetë më e bukur,më e madhe;ku Cezari të marrë çfarë është e Cezarit dhe jo të ndodhë ajo,që për fat të keq është kthyer si në normë,që më i forti(që vjenë nga llumbi) të shtypë e terrorizojë më të dobtin.Ndaj poeti"hap në hap e orë më orë grindet/netëve e ditëve nuk e lë të qetë/të mos pjellë/të mos shtohet mbi dhe e as nën dhe/kripë në prush të plasë/muze terri e tmerri:zi e zisë anembanë të mbesë!Ja,pra,pse është i shqetësuar Poeti.Bile shqetësimi i tij është pak hiperbolik:do që e liga mos infektoj as botën nën tokë!Ma gjeni,ju lutem,të ngjajshmin?
Kur shkruan,ai e di se nuk e ka rrugën të shtruar me lule.I shikon me keqardhje dhe nuk rri dot pa e shfaqur ato barriera keqdashsëe të ndonjë botuesi(e,kush nuk është ndeshur me ta?!) që"nuk ia pranoi këngën e tij" për arsye krejt qesharake dhe dashakeqe(NJë botuesi) që me një varg të goditur e quan"vejushmashtrimi që bëmat e saj fëmija s'idi".
Natyrisht,në këtë shkrim,nuk do të analizoj gjithë poezitë e tij,por them se tek Mensuri,ke se çfarë mëson: edhe nga vargu,edhe nga me sazhi,edhe nga figura.Në s'është aq i goditur vargu,këtë e kompenson mesazhi.Mesazhi është dhe kripa që i jepë shije "gjellës poetike" të Mensurit.Ai këtë"kripë" e hedh me masë dhe asnjëherë nuk e tepron.
"Koka ra e prerë nga shpata/prejkafshimit lemeritës të fjalës,-thotë Poeti.Ose s'ke si mos ndalesh tek poezia e tij"Nëse dikush të thotë",ku m,pak analogjik me Kiplingun në vjershën"If..,Poeti me modesti tregon se është si gjithë të tjerët,jeton,punon,dashuron,është prind,qytetar,njeri dhe"asgjë më shumë!".
Poeti ka një zemër të madhe dhe në jetë mëdyshet e mëdyshet,si në vetëgjyqësi,se kjo botë nuk është krejt e pastër dhe virgjine.Përkundrazi,në këtë botë poeti është në hall:-Nuk di kujt t'i besoj?Se ja"të vërtetat janë mbuluar e mbytur me gënjeshtra dhe poeti"ngutet e ngutet të mos hesht!.Edhe sikur vetëm për kaq,ai duhet vlerësuar.S e të mos heshtësh në këtë kohë kur"heshtja është kthyer,si të thuash,në art",unë them se nuk ke bërë pak.Poeti që hesht,për Mensurin pothuaj se ka vdekur.
Dhe ja një dyvargësh lapidar!Për t'u gdhëndur në memorie:
"Kur s'qan kush për ty,mos qaj të tjerët!
Rujae lotin të qash veten!"
Sakuptimplote janë vargjet tek "Zemërimi i heshtur"!
"Ankohesh,e dashur,dhe grindesh me mua,
në foto pse i zemëruar jam?!".Dhe poeti zë dhe shpjegohet se..."harron se që nga rinia e hershme/krenaritë boshe e gojët eliga,gjoksin ma trandën/.E si mund të qesh,thotë Poeti,kur të liqtë orë e çast rreth meje shtohen?...Dhe si finale:"...kur të kuptosh se i ligu po thërmohet/ çast më çast,foto me gaz!"Ç'aksiomë e bukur poetike të një njeriu,Njeri!
Thashë që në fillim që nuk do marrë të analizoj poezitë tij një për një,por duke e mbyllur këtë shkrim timin për të,nuk mund të lë pa cituar poezinë"Kujdes fjalën!""Më çmënde,tha gruaja,një natë/ky duhan,kjo dritë në mes të natës..."/.Në se ndalem në këto vargje,se kam vuajtur nga enjëjta ankesë nga gruaja ime.Dhe,veç tjerësh,e kuptoj këtë poezi.Por,ndërsa Mensuri e ka zgjidhur pak poetikisht këtë shqetësim.,me vargje aq me peshë:"Kujdes,me fjalën grua,kujdes/Sjell ajo mirësi...gjamën fjala sjell!"Unë e kam zgjidhur pak"burrërisht" duke bërtitur.Tani,pasi më doli"pija",ilexova poezinë e Mensurit dhe duket shpëtova.Se fjala e Poetit është,ndonjëherë,edhe më e fortë se gjylja e topit.Po kur e zbraz një "topçi" si Mensuri.Me të tjera kumte poetike,O Mensur Spahiu!...
Përparim Hysi,Florida,më 23 korrik 2007

No comments: