Tuesday, July 24, 2007

Horoskopi i një Poeti me botë të madhe shpirtërore!

Horoskopi i një Poeti me botë të madhe shpirtërore!
Post Mortum,Agim Spahiut!
"Gjithkush ma lexon shpirtin në bebëz të syrit
e viti më duket një ditë!"
Agim Spahiu"Autoportret"
Kam në dorë librin e Poetit Agim Spahiu"Njeriu mbi Pikëllimë" dhe jam i mëdyshur:mëdyshur nga dëshira për të thënë diçka dhe,nga ana tjetër,vallë a do mundem?Mes kësaj vetëgjyqësie,kësaj ngrënie me veten, jam pakësa i hallakatur.Dhe kam përse:se Poeti Agim Spahiu është nga ai soj Poetësh,kur kjo fjalë"poet",në se bën fjalë për të,duhet shkruar me gërmë të madhe.Se,ndryshe,po e grupove si një shumës,atëherë je ti që e shkruan gabim këtë emër të përgjithshëm.Së dyti,unë para Agim Sphiut jam thjesht një çirak dhe,si çdo çirak,doemos kurrë nuk arrij nivelin e ustait.Se Usta e kaluar ustait është Agim Spahiu në gjithë prurjet etij poetike që,duhet thënë,nuk janë të pakta.
Në prurjet e Tij poetike kanë jo vetëm vlera letrare-artisitke,por,veç tjerash,edhe asosacione që lënë gjurmë në jetë,kjo ndodh se Agim Spahiu e mblodhi nektarin,porsi një bletë e mirë,duke i rënë Hasit tej e mbanë,duke iu ngjitur Gjallicës e Pikëllimës jo si një kundrues dhe aq:por,pikërisht në këtë bukuri alpine e të pashoqe,Poeti Agim Spahiu,na solli diçka edhe më të lartë se këto male:solli botën e madhe të hasjanëve,të kuksianëve,të cilës botë,kush më mirë se ai,i këndoi me zemër në dorë.Për të vallet e popullit janë"ditar i popullit tim në lëvizje".
Dhe ja një hiperbolë e bukur"...të mat dashurinë tënde/do mëduhej gjithë dashuria e botës/.(Nënës)
Ai është koshient për rolin e grave në shoqërinë njerëzore dhe si poet me intregritet krejt të vetin di se si e shpreh mirënjohjen për to:"...e buka merr fytyrën e grave/të thjeshta,të urta si vet fjala."S'ke si mos qëndrosh në këtë motërzim metaforik dhe ,njëherësh,unik:dihet se ç'është buka për njeriun,po kur merr fytyrën e gruas,do veç një Agim Spahiu që me një penelatë piktori,tak dhe bën motërzimin.Mos e shpiku vallë?JO.As mos u shkoj mendja!Po ai e pa atë tek ka ngrënë jo pak,po me qindra herë bukë me druvarët.
Sado që është larg metropolit,larg edhe nga qyteti i vet:Kuksi,Agim Spahiu, e jeton jetën intensivisht dhe për të çdo gjë njerëzore është njerëzore.Lexo"Lulet e prillit" dhe do kuptosh se sa e madhe është zmera e tij; sa i ndjen ai në shpirt"edhe të rënët e Vlahnës në prill '44,edhe Nënë Lemen,edhe për gratë që krahas burrave me sakica luftojnë.
Si një kapitull më vete,mendoj,do të ishin edhe poezitë që pasqyrojnë luftën tonë për pavarësi,kundra sërbëve dhe Poeti nuk është vetëm vëzhgues,por me pak vargje ai edhe evokon heroizmin,por,në të njëjtën kohë,si realist,sado me dhëmbje as i mohon humbjet dhe as ekzagjeron bëmat e trimave që,me të vërtetë,nuk kanë munguar.Por shiko se sa optimist është Poeti:"...burrë është ai/që dhe në humbje,sheh fitore!/"(Bini,more djem,bini!").Dhe po në këtë kapitull:Kolesiani!Vetëm tek vargjet popullore"Kolesian-70 shtëpi/s'duron zgjedhë,s'duron robni/duket sikur e ke marrë veshë atë që do të thotë autori,por nuk është e plotë kjo përsiatje jote.Dhe ja përse:"Kolesjan-fytyra ime/ballë në shtatë gjëmime/A ca më tej:"Ranë shpata,u copëtuan/ranë gjyle,u shkrinë/ranë gjuhë/u varruan,ranë ushtri e u nxinë/e ti prapë i gurtë/zemër dhe trëndafil/Kolesjan-qëndresa ime/zë në shtatë gjëmime/.E solla të tërë si një përgjithësim të bukur për gjithë ato këngë heroizmi të atyre trevave që më mirë se kushdo,u këndoi autori që lindi dhe vdiq po me ato në shpirt.
Gjeografia poetike e Poetit të bukur dhe me një botë të madhe shpirtëroe,Agim Spahiu,jo vetëm është e gjerë,por njëkohësiht ajo është,njëherësh,dhe e thellë,dhe e lartë,dhe e paarritshme.S'mund unë që me një tentativë prej fillestari të arrijë të eksploroj gjithë gamën shpirtërore të Poetit.Sa,për mua,me prurjet e Tij poetike ai ngrihet edhe më lart se Gjallica dhe Pikëllima,dhe,pse është i tillë rron dhe është pranë nesh.Se Poetë të demensioneve të Agim Spahiut janë të përjetshëm.Dhe si epilog të këtij shkrimi,pak proliks,për një Poet të Madh,më lejoni që të shkruaj ca vargje në kujtim të tij.
Derën e kam lënë hapur...
Po hyr,i dashur Agim!Hyr,kam kohë që po të pres!
As mos ki hiç ngurim:Poeti kurrë nuk vdes!
Ndaj derën e kam lënë hapur(që ti të vish kur të duash)
Mos vish me buzë të plasur,por krejt i bukur si në Has!

"I freskët,i pastër e i gjallë;i larë si natyra pas shiut"
Larë tek Drini i Zi a i Bardhë(ka më t'bukur veçAgim Spahiut?)
Mbushur është plot regëtima(regëtima që i përvëluan shpirtin)
M'i lart' se Gjallica e Pikëllima(nuk gjeni,jo,soje të dytin?)

Dhe erdhi me trastën me vargje,dhe bujti heshtur e pa fjalë
Ç'më ka?Ç'më ka ajo"magje"( e mbushur me bukë të bardhë!)
Se vargjet i pikojnë veç mjaltë(mjaltë i pavënë në zjarr)
Të ngopë e të velë sakaq dhe prapë do të"hashë" se ke mall.

Se vargjet të ndjellin,të ndjellin(si gjahu i bukur ndjell gjahtarin)
Ah,se ç'kumte që sjellin!Si bleta që nga lulet sjell nektarin.
Ngjitet Gjallicës e Pikëllimës,lahet në Drin të Bardhë a të ZI)
Lëshohem unë ulërimash:Je gjallë,O Agim Spahi!....
19 korrik 2007
1.Vargu në thonjëza është i Agim Spahiut
Përparim Hysi,Florida,më 24 korrik 2007

2 comments:

Unknown said...

"Poeti nuk vdes."

Miresetegjeta.

edrus said...

Autoportret

Herë-herë më grafullon gjoksi si tambli në flakë,
jam shend e verë, plot hove njerëzore, i pashëm,
i freskët e i gjallë,
i pastër e i larë si natyra pas shiut,
i tejdukshëm si qelqe e zbrazët.
Gjithkush ma lexon shpirtin në bebëz të syrit
e viti më duket një ditë…

Herë-herë shkretem krejt,
pres
regëtimë e fundit të heshtë,
jam si pylli dimëror,
i ftohtë e pa ndjenja,
bosh,
e dita më duket një vit…
Nga çasti në çast pres të më çojnë në varrezë.
Pse s’më çojnë?!