Thursday, October 25, 2007

Poezi

1.Mall
Sado që shkuan vjet,sado që shkoi kaq kohë
S'e kam fare të lehtë,për ty rënkoj me oh!
Se mbresa është e madhe,nuk hiqet nga kujtesa
Tërë kohën në alarme,se keq më është"liçenca?!"

Se vjen e më rri afër,sado që jeton larg
Unë,ashiku i varfër,bëhem i "acartë"
Se keq më rri kapelja,dhe shkaku më je ti
Dhe jetën do të jepja(dëgjon,moj dashuri?!)

Se jeta humbet vlerën dhe hiç nuk ka kutpim
Ç'ta dua,vërtet,jetën pa ty,o shpirti im?
Tërë kohën në alarme dhe mbushem ngashërim
Ç'më bëre,moj jarane,(më shpure në vidhimë)
25 tetor 2007
2.Dhe tani
Dhe tani që u takuam(ç'do më thuash mua,vallë?)
Se,për fat,kot u ndamë(ah,kjo ndarje,det me mall)
Det me mall ku u zhytëm dhe po mbytemi pak nga pak
Në u zhytëm,në u mbytëm(s'dinim not a pati shkak?!)

Pati shkak dhe shkak të madh,këtë shkak dhe më trego
Se dikush na ngriti"prag" që t'i bëhet në grykë-o
Se ashtu si merimanga,seç ngriti goxha rrjetë
Edhe ne na zu "mardha"(dhe,përpak,u ndamë përjetë)
25 tetor 2007

No comments: